Balague: Bale do ta zëvendësojë Ronaldon

  • 30 November 2015 - 17:53
Balague: Bale do ta zëvendësojë Ronaldon

Eksperti i Sky Sports për La Liga, Guillem Balague, ka deklaruar se Gareth Bale do ta zëvendësojë Ronaldon në Real Madrid.

Sipas Balague, Bale do të shndërrohet në njeriun kryesor të ‘Los Blancos’, pas largimit të Ronaldos.

“Jam i bindur që kur ai  do ta ketë rastin për të qenë njeriu kryesor në Real Madrid, do të shihni më shumë gola”, tha Balague.

“Ai ka dëshirë të luajë i lirë, në të majtë, djathtë, qendër, por përderisa Ronaldo është aty nuk është e lehtë për të”.

“Kjo është arsyeja që Madrid janë duke menduar se është koha e duhur ta largojnë Ronaldon dhe ta lejojnë Bale të zhvillohet”, theksoi ai.