Azemi premton fitore kundër grekëve

  • 30 November 2015 - 17:58
Azemi premton fitore kundër grekëve

Në konferencën e mbajtur sot para takimit të rëndësishëm që luhet nesër me fillim nga ora 19:00 ndaj AEK Larnaca, trajneri kapiteni i Sigal Prishtinës, Edmond Ezemi beson në fitore dhe do të bëjnë gjithçka për të arritur triumfin kundër skuadrës greke.

“Atmosfera në klub është shumë e mirë. Besojmë në fitore, pasi nga kjo ndeshje varet çdo gjë. Gjasat janë që ne të kualifikohemi tutje dhe do të japim gjithçka për fitore”.

“Nuk do të dorëzohemi për asnjë moment, pasi presim që edhe Astana të humb në shtëpi nga Energia. Ftoj të gjithë tifozët, në veçanti "Plisat" që të na përkrahin në këtë lojë vendimtare”.

“Besojmë se mund t'ia dalim mbanë dhe t'i kënaqim tifozët tonë me fitoren e tretë në shtëpi në FIBA Europe Cup”.