Statistikat: Granit Xhaka lojtari më i ashpër në Evropë

  • 30 November 2015 - 18:11
Statistikat: Granit Xhaka lojtari më i ashpër në Evropë

Statistikat e fundit që ka nxjerrë gazeta më e madhe zvicerane në versionin e saj online, Blick, tregojnë se mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili angazhohet në Bundesligë të Borussia Monchengladbach, është lojtari më i ashpër jo vetëm në futbollin gjerman, por në të gjitha ligat elitare të Evropës.

Edhe pse ka zhvilluar vetëm 12 ndeshje me Monchengladbach këtë edicion, Xhaka është detyruar që dy herë të lë fushën, duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Nëse kalojmë kufijtë e Bundesligës dhe shikojmë ligat më të forta në Evropa, Xhaka renditet në pjesën e poshtme, duke qenë në mesin katër futbollistëve të vetëm që në këtë fillim edicion janë ndëshkuar nga dy herë me karton të kuq.

Dy herë me karton të kuq këtë edicion pos Granit Xhakës, janë ndëshkuar edhe Andre Poko i Bordeaux, Fernando Tissone dhe François Kamano i Bastias.

Një tjetër statistikë zbulon se Granit Xhaka këtë edicion ka bërë 38 faulle në Bundesligë, më shumë se kushdo tjetër, me një mesatare 3.2 faulle për ndeshje.

Pas Xhakës renditet Caiuby i Augsburg, me 3.1 faulle për ndeshje, ndërsa pjesa tjetër janë me mesatare më pak se 3 faulle për ndeshje.

“Ai duhet, natyrisht, të luaj i disiplinuar dhe me emocione, të cilat janë të rëndësishme për skuadrën”, pati thënë në shtator trajneri Andre Schubert për Granit Xhakën.

Por Xhaka nuk prijnë vetëm për ashpërsi në Bundesligë, pasi që është futbollisti i dytë me pasimet më të sakta në Bundesligë, duke qenë menjëherë pas Xabi Alonsos.

Por një statistikë tjetër tregon se Xhaka është futbollisti që bënë më së shumti pasime të gjata gjatë një ndeshje, me një mesatare 9.5 pasime për ndeshje, rekord ky në Bundesligë./Indeksonline/