Mesazhet e klubeve për Bryant, pasi njoftoi për pensionimin (Foto)

  • 30 November 2015 - 18:18
Mesazhet e klubeve për Bryant, pasi njoftoi për pensionimin (Foto)

Klube dhe futbollistë të shumtë i kanë dërguar mesazhe mbështetëse Kobe Bryant, pasi njoftoi se do të pensionohet nga basketbolli në fund të këtij edicioni.

Barcelona, Milan dhe Galatasaray ishin disa nga klubet të cilat i dërguan mesazhe basketbollistit amerikan, pasi ky i fundit njoftoi se do ta përfundonte karrierë në fund të këtij sezoni.

“Secili dëshiron të bëhet kampion. Ti je një legjendë e vërtetë! Gjithë të mirat”, thuhet në mesazhin e skuadrës së Milanit.

“Kobe Bryant, a dëshiron të vazhdosh me ne”, ka qenë shakaja e Galatasaray.