Busquets provokon Realin

  • 30 November 2015 - 19:03
Busquets provokon Realin

Sergio Busquets ka thënë se fitorja 4 me 0 në Santiago Bernabeu ndaj Real Madirid, është historike dhe e paharrueshme për Barcelonën.

Fitorja 4 me 0 ndaj Real Madridit në El Clasicon e fundit ishte e veçantë për Busquets

Mesfushori i Barcelonës, mendon se ndeshja e 21 nëntorit në Santiago Bernabeu ishte më e mira prej të gjitha El Clasicove që ai i ka zhvilluar në karrierë deri më tani.

“Kam luajtur në shumë El Clasico, por kjo 4:0 në Santiago Bernabeu është me e veçantë. Ishte bukur të largohesh nga ai stadium, ai qytet me një fitore kaq të madhe”, ka thënë Busquets në një intervistë për TV3.