Putin ndalon ekipet ruse të transferojnë lojtarë turq

  • 30 November 2015 - 19:27
Putin ndalon ekipet ruse të transferojnë lojtarë turq

Klubet ruse janë ndaluar të nënshkruajnë kontrata me futbollistët turq. Lajmin e bën të ditur ministri i sporteve në Moskë, Vitaly Mutko.

Qëndrimi zyrtar rus vjen pak ditë pasi Turqia rrëzoi një avion të Moskës në kufirin me Sirinë teksa e akuzoi Rusinë se i ka shkelur hapësirën ajrore.

Ky është vendimi i dytë i fortë i Kremlinit pas vendosjes së disa sanksioneve ekonomike ndaj Turqisë që kanë të bëjnë me produktet turke, punësimin e personelit turk dhe heqjen e ofertave turistike.

Ministri i sporteve Mutko tha për agjencinë e lajmeve R­Sport se “Nëse një nga klubet kërkon të nënshkruajë me ndonjë lojtar turk, kjo nuk do të jetë e mundur”.

Por këto sanksione nuk do të prekin futbollistët turq që luajnë aktualisht në Rusi.