Mustafi me trajner të ri

  • 30 November 2015 - 20:47
Mustafi me trajner të ri

Skuadra spanjolle Valencia edhe zyrtarisht ka njoftuar se Nuno Santo është larguar nga skuadra dhe Salvador González Voro do të drejtoj skuadrën.

Ky emërim është i përkohshëm, pasi Valencia është duke kërkuar për një trajner tjetër dhe ky është një lajm i mirë për Shkodran Mustafin, i cili i kishte prishur marrëdhëniet me trajnerin portugez.

Marca shkruan se, dëshirat e pronarit të Valencias, Petr Lim janë, Michael Laudrum, Frank Rijkaard, Alejandro Sabella dhe Marcelo Bielsa.