Chelsea e dëshiron Roberton

  • 30 November 2015 - 22:35
Chelsea  e dëshiron Roberton

Chelsea është e interesuar për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Sergi Roberto, transmeton Metro.

Roberto është duke e kaluar sezonin më të mirë me Barcelonën, ndërsa katalunasit dëshirojnë t’i ofrojnë kontratë të re në të cilën planifikojnë t’ia vendosin një klauzolë marramendëse.

Aktualisht ‘blutë’ mund ta transferojnë spanjollin për 30 milionë euro, aq sa është klauzola e tij.