Napoli mposht Inter-in, merr kryesimin

  • 30 November 2015 - 23:02
Napoli mposht Inter-in, merr kryesimin

Napoli ka shënuar një fitore të madhe në derbin e Serie A, duke e mposhtur Inter-in me rezultat 2:0, e cila njëherësh i ndihmoi ta marrë kreun e renditjes tabelare në Itali. Gonzalo Higuain i dha epërsinë e hershme skuadrës  së tij pas një goli të shënuar në minutën e 2-të. Punët për djelmoshat e Roberto Mancini-t u vështirësuan në minutën e 45-të, kur nga loja u përjashtua Nagatomo pas kartonit të dytë të verdhë. Fitoren skuadrës së tij ia siguroi Higuain, i cili shënoi edhe golin e dytë për Napoli-in. Inter-i krejt çfarë mundi të bëjë në këtë takim ishte goli i Adem Ljajiqit për rezultatin 2:1. Futbollisti kuqezi, Elsedi Hysaj ka luajti 90 minuta në fanellën e Napoli-t dhe si gjithherë pati një performancë shumë të mirë.

(Kosova Sot)