Dy ditë ankth për Prishtinën!

  • 01 December 2015 - 08:51
Dy ditë ankth për Prishtinën!

Bardhekaltrit para sfidës shumë të rëndësishme në FIBA Europe Cup

Sigal Prishtina sot e pret AEK Larnaca-n e Qipros, me fillim nga ora 19:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet. Kjo është ndeshja e fundit e edicionit të rregullt në Grupin K të FIBA Europe Cup për bardhekaltrit

Sot e nesër, të gjithë me sy e veshë në Prishtinë dhe në Astana

Astana (Kazakistan), Sigal Prishtina (Kosovë) dhe AEK Larnaca (Qipro) kanë nga 2 fitore e 3 humbje në Grupin K të FIBA Europe Cup dhe që të tri këto skuadra të martën e të mërkurën do të luftojnë me mish e me shpirt për ta siguruar vendin e dytë në këtë grup, i cili do ta dërgonte njërën prej tyre në fazën e dytë të kësaj gare, atë në mesin e 32 klubeve. Energia Targu-Jiu nga Rumania është e vetmja skuadër që është e qetë nga ky grup, pasi ka bilanc prej 4 fitoresh e 1 humbjeje. Për këtë arsye matematikat janë këto: Astana do të kualifikohet nëse e mposht Energia-n dhe Prishtina e mposht AEK-un. Prishtina do të kualifikohet nëse e mund AEK-un dhe Astana pëson disfatë nga Energia. Nëse triumfon AEK-u, atëherë kjo skuadër do të kualifikohet automatikisht, pavarësisht rezultatit të Astana-s...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)