Kërcënon Prishtina

  • 01 December 2015 - 08:54
Kërcënon Prishtina

Rezultatet e dobëta në vjeshtë nuk kapërdihen lehtë nga tifozët

Nënkryetari i klubit bardhekaltër, Afrim Muçiqi, ka paralajmëruar ndryshime të shumta në skuadër gjatë afatit kalimtar dhe se një Prishtinë çfarë është parë në vjeshtë nuk do të shihet më kurrë. Të pakënaqur me rezultatet  janë edhe vetë futbollistët

Pranvera shumë e vështirë për Prishtinën

Mbyllja e stinorit vjeshtor në pozitën e 10-të në renditjen tabelare, pozitë kjo e cila nuk garanton mbijetesën në shoqërinë elite të futbollit kosovar, ka qenë befasia më e pakëndshëm që Prishtina i ka servuar këtë stinor adhuruesve të vet. Kjo edhe ka bërë që pakënaqësitë e tifozëve të skuadrës bardhekaltër ta arrijnë kulmin, madje në ndeshjen e fundit ndaj Trepçës’89, ata hapur shprehen mllefin e tyre duke mos e kursyer as kryesinë e klubit e as lojtarët të cilët në disa momente edhe i ofenduan. Gjithsesi, këta të fundit kanë paralajmëruar se në pranverë do të jetë një Prishtinë ndryshe, madje kjo Prishtinë që është parë këtë vjeshtë nuk do të shihet kurrë më. Nënkryetari i klubit të Prishtinës, Afrim Muçiqi ka thënë se do të ketë ndryshime të mëdha, por që kjo situatë nuk duhet të merret aq shumë shqetësuese, pasi gjasat që ata të arrijnë titullin e kampionit nuk janë shuar ende. “Sistemi trepikësh është i paparashikueshëm. Brenda 3-4 ndeshjeve mund të ndryshojnë rrënjësisht gjërat, kështu që për ne nuk është shqetësuese dhe se besojmë se kjo situatë nuk do të përsëritet në pranverë”, ka thënë Muçiqi. Optimizëm ka shprehur edhe kryetrajneri Sami Sermaxhaj, i cili mendon se Prishtina do të gjejë mënyra për të dalë nga kjo situatë, por ndryshe nga Muçiqi  ai ka thënë se 6 mujori i ardhshëm do të jetë shumë i vështirë për Prishtinën...   (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)