Allegri: Morata lojtar kyç i Juventusit

  • 01 December 2015 - 11:18
Allegri: Morata lojtar kyç i Juventusit

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka lavdëruar paraqitjen e Alvaro Moratas pas fitores 3:0 ndaj Palermos.

Sulmuesi spanjoll ndeshjen e nisi nga stoli, ndërsa në lojë u fut në minutën e 67-të, dhe ishte asistues në golin e tretë të Juves të cilin e realizoi një tjetër zëvendësues, Simone Zaza.

Trajnerit të ‘Zonjës së Vjetër’, i ka pëlqyer paraqitja e spanjollit në ato minuta lojë dhe ai e ka cilësuar Moratan si sulmuesin kyç të ekipit, transmeton KosovaPress.

“Ndryshe nga sezoni i kaluar, kur ai luante pas Carlos Tevezit dhe Fernando Llorentes, tani Alvaro është zgjidhja jonë e parë për sulmin”.

“Asistimi i tij për Zazan ishte një shenjë se në një të ardhme të shkurtër, ai do të bëhet futbollist kyç për Juventusin”, deklaroi Allegri.