Sheiku i Cityt u shet aksionet kinezëve

  • 01 December 2015 - 15:00
Sheiku i Cityt u shet aksionet kinezëve

Arkëtime të majme janë derdhur në llogaritë e Manchester Cityt pasi klubi anglez deklaroi zyrtarisht akordin e arritur me konsorciumin kinez të China Media Capital, të cilit iu shitën 13% të aksioneve të City Football Group për vlerën e plotë 400 milionë dollarëve. City Footbal Group është shoqëria që ka në zotërim klubin anglez të Manchester Cityt, si dhe atë të New York Cityt, Melbourne Cityt e Yokohama F Marinos.

“Futbolli është sporti më i dashur, më i ndjekur dhe më i luajtur në të gjithë botën dhe Kina nuk bën përjashtim në këtë drejtim, shpjegoi Presidenti i Citizens Khaldoon Al Mubarak. Tashmë pas dollarëve të naftës të sheikëve, në Angli mbërrin edhe Yeni Kinez. Në këtë mënyrë me marrëveshjen e re Mancester City provon të cajë në merkaton e pasur kineze, pasi grupi China Media Capital zotëron të drejtën ekskluzive për transmetimin e Super Ligës Kineze dhe atë të China Futboll Association. Për arritjen e kësaj marrëveshjeje historike palët kanë negociuar për plot 6 muaj dhe një rol të rëndësishëm në këtë aspekt ka luajtur vetë Presidenti i Kinës Xi Jinping, që vetëm një muaj më parë vizitoi klubin anglez. Marrëveshja që është drejt finalizimit dhe drejt perfeksionimit të saj po i nënshtrohet edhe miratimit të enteve rregulluese të vendeve në fjalë, dhe konkretisht e fikson vlerën e City Football Group në shifrën e 3,1 miliardë dollarëve. Kjo kontratë synon të rrisë të ardhurat financiare të City Footbal Group për t’i investuar në Kinë si dhe në blerjen e klubeve të tjera në të ardhmen e afërt.