Toto Wolff: 2016-ta do të jetë vit spektakolar

  • 01 December 2015 - 15:32
Toto Wolff: 2016-ta do të jetë vit spektakolar

“Botërori i vitit të ardhshëm në Formula 1 do të jetë më i fortë, sepse do të ketë më shumë konkurrencë”.

Ky është mendimi Totto Wolf, shefit të skuadrës së Mercedes, që parashikon një Red Bull shumë më kompetitiv.

“Për kampionatin e 2016-ës duhet të marrim seriozisht çdo kundërshtar, nuk mund t’ia lejojmë vetes të nënvlerësojmë asnjë skuadër. Mendoj se konkurrenca vitin e ardhshëm do të jetë shumë e fortë. Red Bull do të bëjë të pamundurën për të ngushtuar diferencat, ndërsa Renault do të jetë shumë i motivuar.”

Wolf këmbëngul se skuadra gjermane duhet të jetë e përgatitur për çdo skenar, ndërsa për rritjen e mundshme të rivalitet shprehet se do ta bënte më spektakolar botërorin e Formula 1.

“Nuk ka kohë për të menduar për të kaluarën. Gjithmonë duhet të jesh i përgatitur për më të keqen. Fakti që të tjerët mund t’i ngushtojnë diferencat nuk është se më tremb, përkundrazi nëse do të ketë më shumë ekuilibër mes skuadrave, do të ketë më shumë spektakël. Kjo të do të ishte pozitive për të gjithë.”

Gjatë sezonit që sapo u mbyll pilotët e Mercedes siguruan në 13 gara dy çmimet e para, me skuadrën gjermane që u klasifikua e para në renditjen për konstruktuorë me 703 pikë në total.