Nuk do ta besoni cilin sulmues e kërkon Real Madrid

  • 01 December 2015 - 16:01
Nuk do ta besoni cilin sulmues e kërkon Real Madrid

Real Madrid ka befasuar duke shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të talentuar të Athletic Bilbaos, Inaki Williams.

Real Madrid ka filluar kërkimin për një sulmues të ri.

Karim Benzema spekulohet se mund të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.

Andaj, drejtuesit e klubit nga Santiago Bernabeu kanë filluar të identifikojnë kandidatët për pasardhës të tij.

Kurse, sipas mediave spanjolle, në mesin e tyre është edhe sulmuesi i talentuar i Athletic Bilbaos, Inaki Williams.

Së bashku me të, janë edhe emra të tjerë, më të njohur si Robert Lewandowski nga Bayern Munich dhe Pierre-Emerick Aubameyang nga Borussia Dortmund.