Babai i Neymar e konfirmon të ardhmen e futbollistit

  • 01 December 2015 - 16:14
Babai i Neymar e konfirmon të ardhmen e futbollistit

Neymar do të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën, ka konfirmuar babai i brazilianit.

Babai i Neymar, e ka konfirmuar se sulmuesi nuk do të largohet nga Barcelona dhe do ta vazhdojë kontratën me katalonasit.

“Pushoni të qetë, jeni të sigurtë që Neymar do të rinovojë”, tha ai për Marca, transmeton Sky Sports.

“Nuk kemi pse të nxitohemi, ai i ka edhe tre vite të mbetura në kontratën aktuale”, shtoi babai i Neymar.

Sulmuesi është duke e kaluar sezonin më të mirë që prej transferimit te Barcelona, ndërsa është nominuar edhe në treshen e finalistëve për ‘Topin e Artë’.