Milan dhe Liverpool, shkëmbejnë lojtarët

  • 01 December 2015 - 17:13
Milan dhe Liverpool, shkëmbejnë lojtarët

Milani dhe Liverpooli po përgatiten të arrijnë një marrëveshje për shkëmbimin e lojtarëve gjatë afatit kalimtar të janarit.

Pjesë e kësaj marrëveshje priten të jenë Mario Balotelli dhe portieri Diego Lopez.

Liverpooli sipas medieve është në kërkim të një portieri, ndërsa Milani po e shqyrton mundësinë e ofrimit të spanjollit Diego Lopez, i cili ka humbur vendin e titullarit nga 16 vjeçari Donnarumma.

Në këtë marrëveshje, Milani do të kërkojë kartonin e plotë të Mario Balotellit, që si huazim po qëndron te skuadra italiane.