Reali ofron para dhe Jesen për Sanchezin

  • 01 December 2015 - 17:33
Reali ofron para dhe Jesen për Sanchezin

Skuadra e Real Madrid është e interesuar për ta transferuar Alexis Sanchezin.

Mediet spanjollen kanë raportuar se presidenti i ‘Los Blancos’, Florentino Perez, dëshiron ta transferojë me çdo kusht kilianin në Bernabeu.

Sportlobster shkruan se Real Madridi është gati që të ofrojë një shumë të madhe për kilianin dhe si pjesë të marrëveshjes është gati që të përfshijë edhe sulmuesin spanjoll Jese Rodriguez.

Arsenal edhe më herët ka qenë e interesuar për Jesen dhe kjo mund të jetë një ofertë e mirë për trajnerin Wenger.