Adebayor drejt rikthimit në Londër?

  • 01 December 2015 - 18:21
Adebayor drejt rikthimit në Londër?

Emmanuel Adebayor mund të kthehet në Ligën Premier gjatë janarit.

Pasi u largua nga Tottenhami gjatë verës së kaluar, tani për sulmuesin togoles kanë shfaqur interesim dy klube angleze.

Sipas Daily Mail, Chelsea është në kërkim të një zëvendësuesi për Diego Costat dhe 31-vjeçari shikohet si mundësi e mirë.

Për atë ka shfaqur interesim edhe Watfordi, të cilët janë duke përgatitur një ofertë të mirë për lojtarin.

Adebayor në të kaluarën ka qenë pjesë e Arsenalit, Cityt, Monacos dhe Real Madridit.