Real Madrid të interesuar për Morenon

  • 01 December 2015 - 18:26
Real Madrid të interesuar për Morenon

Real Madrid janë të interesuar për mbrojtësin e majtë të Liverpoolit Alberto Moreno.

Agjenti i Alberto Morenos e ka pranuar se Real Madrid janë të interesuar për mbrojtësin spanjoll. Ai ka thënë se do të ishte kënaqësi për lojtarin nëse do të vinte ndonjë ofertë nga ‘Los Blancos’.

“Është logjike që ata pyesin për një lojtar kaq të rëndësishëm. Ata po pyesin për të. Ekipe të rëndësishme nga Spanja dhe vendet tjera janë duke u interesuar”, tha agjenti i Morenos, Javier Moya.

“Nëse një ekip si Real Madrid dëshiron të bisedojë me ne dhe Liverpool pajtohen, ata mund të flasin. Nëse një ekip me peshën e Real Madrid bënë ndonjë ofertë, do të ishte gëzim për të”, shtoi ai.

“Është e vështirë. Të gjithë e dijnë rëndësinë e Real Madrid por Liverpool i kanë pesë Liga të Kampionëve. Duhet ta hidhni hapin e parë në Liverpool”, përfundoi ai.