Enrique paralajmëron skuadër të fortë ndaj Villanovenses

  • 01 December 2015 - 18:33
Enrique paralajmëron skuadër të fortë ndaj Villanovenses

Trajneri i Barcelonës Luis Enrique, ka paralajmëruar se në ndeshjen e kthimit ndaj VIllanovenses, do  ta hedhë në fushë një formacion që i siguron atij garanci për kualifikim në fazën tjetër të Kupës së Mbretit.

Barcelona barazoi pa gola në ndeshjen e parë ndaj Villanovenses në kuadër të Kupër së Mbretit, ndërsa trajneri i katalunasve Luis Enrique ka deklaruar se duhet t’i qasen ndeshjes së kthimit ndaj Villanovenses me shumë më tepër seriozitet.

“Do të jetë një 11-she që garanton kualifikimin, përveç kësaj, mund t’i përdorim vetëm katër lojtarë nga skuadra e dytë, kështu që shtatë do të jenë të ekipit të parë”, paralajmëroi Enrique.

“Është një ndeshje me rrezukshmëri dhe nëse e kemi një ditë të keqe mund të na eliminojnë”, deklaroi ai.