BBC nuk luajnë ndaj Cadiz

  • 01 December 2015 - 19:04
BBC nuk luajnë ndaj Cadiz

Rafael Benitez nuk i ka ftuar shtatë lojtarë kryesorë për ndeshjen ndaj Cadizit në kupë.

Përveç Cristiano Ronaldos, tekniku spanjoll nuk i ka përfshirë në skuadër për ndeshjen ndaj Cadizit as Benzeman, Bale, Navas, Modric, Kroos dhe Danilon, të cilët i ka lënë në Madrid për të pushuar, shkruan AS.

Në vend të tyre Benitez i ka ftuar lojtarët Abad, Lienhart, Tejero, Marcos Llorente y Mayoral.

Por, për këtë sfidë në Kupën e Mbretit, trajneri i Realit e ka përfshirë kolumbianin James Rodriguez.

Skuadra e Real Madrid për Cadizin:

Portierë: Casilla, Rubén Yáñez dhe Carlos Abad.

Mbrojtës: Pepe, Nacho, Arbeloa, Lienhart dhe A. Tejero.

Mesfushorë: James, Casemiro, Kovacic, Cheryshev, Isco dhe M. Llorente.

Sulmues: Jesé, Lucas Vázquez dhe Mayoral.