Lila kapiten i Pas Giannina

  • 01 December 2015 - 21:43
Lila kapiten i Pas Giannina

Futbollisti shqiptar është aktivizuar për 72 minuta në takimin e Kupës së Greqisë në të cilin Giannina arriti të fitojë me rezultatin 1-2 sfidën në fushën e Acarnaikos.

Andi Lilës në këtë takim i ishte besuar edhe shiriti i kapitenit, gjë që çuditi të gjithë, sepse pas festimit me shqiponjë duke se e ardhmja e Lilës ishte në dyshim, transmeton SportAl.

Kjo ishte një provë e kënaqshme për 29-vjeçarin, pasi Giannina me këtë sukses qëndron në vendin e parë në Grupin A në kuotën e 4 pikëve.

Turi i dytë i Kupës së Greqisë zhvillohet në grup, ku më tej shkojnë dy vendet e para. Ndeshja e radhës do të jetë më 15 dhjetor ndaj Anagenisi Karditsas.