Tifozët lënë 50 kg karota para klubit të Romës: Ju bëfshin mirë lepuj

  • 01 December 2015 - 23:16
Tifozët lënë 50 kg karota para klubit të Romës: Ju bëfshin mirë lepuj

Ajo që po jeton skuadra e Romës është një moment aspak i pëlqyeshëm. Shoqëria verdhekuqe pasi fitoi derbin me Lazion kaloi momente të vshtira.

Në fillim një barazim i dhimbshëm në fushën e Bolonjës dhe më pas turpërimi 6-1 në Camp Nou kundër Barcelonës për ta mbyllur me një humbje 2-0 në “Olimpico” me Atalantën në kampionat.

Këto rezultate e shkundën kampin e skuadrës së kryeqytetit italian dhe lëkundur pozicionin e Rudi Garcia. Tashmë i duhet kurajë të lërë pas të shkuarën e dhimbshme.

Tashmë kundër janë edhe tifozët që këtë të martë zbarkuan para klubit dhe pas brohoritjeve lanë në portat e tij 50 kg me karota dhe më mbishkrimin: “Ju bëfshin mirë lepuj!”