Niang zbulon përplasjen me Bacca-n

  • 05 February 2016 - 19:34
Niang zbulon përplasjen me Bacca-n

Mbaye Niang dhe Carlos Bacca po bëjnë një paraqitje të shkëlqyer me Milanin. Dyshja e sulmit funksionon në mënyrën më të mirë të mundshme. Mirëpo, në fitoren e fundit ndaj Palermo-s, nuk munguan edhe tonet e ndezura mes dy lojtarëve kuqezi. Shkak për “sherrin” u bë ekzekutimi i penalltisë, që në fund u godit saktësisht nga francezi. Ky i fundit gjatë një interviste për “Milan Channel” iu rikthye episodit, duke e shpjeguar në këtë mënyrë: “Të dy donim ta gjuanim penalltinë dhe për këtë arsye replikuam në fushë me njëri-tjetrin. Baka më pas u tërhoq duke ma besuar mua ekzekutim dhe për këtë e falënderoj shumë. Kisha kohë që doja të shënoja dy gola radhazi dhe tani jam shumë i çliruar. Mes nesh ka një raport shumë të mirë dhe gjatë pushimit të pjesëve u sqaruam dhe u përqafuam me njëri-tjetrin”.

 

(Kosova Sot)