Januzaj me bilardo i falënderon të gjithë për urimet (Foto)

  • 05 February 2016 - 20:51
Januzaj me bilardo i falënderon të gjithë për urimet (Foto)

Adnan Januzaj ka festuar gjatë ditës së sotme ditëlindjen e 21’të

Mesfushori i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, ka një të ardhme të ndritur. Ai të premten mbushi 21 vjet dhe shihet si lojtar shumë premtues për ‘Djajtë e Kuq’

Januzaj, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka falënderuar të gjithë ata që e uruan për ditëlindjen e 21’të.

Ai e ka postuar një fotografi para tabelës së bilardos, e cila është me numrin 11 dhe me mbiemrin e Adnanit

“Faleminderit të gjithëve për urimet”, ka shkruar Januzaj në rrjetin Social Facebook.