Drita zyrtarizon Sedat Pajazitin në krye të bankinës

  • 05 February 2016 - 21:15
Drita zyrtarizon Sedat Pajazitin në krye të bankinës

Skuadra nga Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll, Drita, ka njoftuar se ka angazhuar për trajner Sedat Pajazitin.

Lajmi jepet në faqen zyrtare të klubit në Facebook.

“Zyrtare: Sedat Pajaziti trajner i Dritës”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Pajaziti së fundi ka drejtuar skuadrën rivale të Dritës, Gjilanin, ku ishte larguar për t’i lëshuar vendin Bylbyl Sokolit.