Vlerësohen nga të paditurit

  • 06 February 2016 - 09:38
Vlerësohen nga të paditurit

Lojtarët ankohen për padrejtësinë që u bëhet në fushë

“Ka shumë raste, kur trajnerët në Kosovë i mbyllin sytë para lojtarëve cilësorë, me qëllim që t’ua bëjnë vendin lojtarëve “të vet”, të cilët i marrin me vete, kur nënshkruajnë për ndonjë klub. Këto padrejtësi sikur po ua qesin në shesh sot lojtarët, që po shkëlqejnë në Shqipëri”, ka thënë Fillim Guraziu

Lojtarët në Shqipëri po dëshmojnë nivel të lartë

“Shyqyr Zotit që këta trajnerë më nuk do të mund të më vlerësojnë”. Kjo është deklarata e famshme e futbollistit ferizajas, Astrit Fazliu, në momentin që vendosi të nënshkruajë më Shkëndijën e Tetovës para 3 vjetëve, kur u largua nga futbolli kosovar. Fazliu ishte ndier tejet i zhgënjyer me vlerësimin që i bënë trajnerët e Superligës së Kosovës, duke mos e futur fare në mesin e 11 lojtarëve më të mirë në atë kohë, kështu që ai sikur u ndie i lumtur, që më nuk do të jetë nën urdhrat e tyre. Dhe, tash kur kanë kaluar tre vjet nga ajo kohë, futbolli ynë vazhdon të mbetet në të njëjtën situatë dhe me të njëjtat padrejtësi. Mbrojtësi drenicas, Lapidar Lladrovci, ishte “viktima e radhës”. Ai, pavarësisht se me skuadrën e Ferronikelit fitoi gjithçka në futbollin tonë, sikur u “harrua” nga trajnerët e Superligës, të cilët nuk e vlerësuan fare, duke mos e futur madje as në 11-shen më të mirë të Kosovës. Dhe, përderisa trajnerët tanë nuk e “vërejtën” këtë lojtarë, kjo gjë nuk i shpëtoi skuadrës së Kukësit, e cila i ofroi kontratë dhe tash Lladrovci është pjesë e kampionatit shqiptar me synime të depërtojë edhe më lartë. Gjithsesi, këta nuk janë të vetmit që nuk janë vlerësuar si duhet. Sot, në futbollin shqiptar, tre ish-futbollistët e Superligës së Kosovës: Liridon Latifi, Mentor Mazrekaj e Bajram Jashanica janë në mesin e 10 më të vlerësuarve në kampionatin shqiptar. Ata u lejuan të largohen shumë lehtë nga futbolli ynë, dhe se klubet amë pothuajse nuk fituan asgjë. Dëshmia më e mirë se klubet tona janë në duar të njerëzve të gabuar, dhe se nuk po dinë t’i vlerësojnë talentet, është edhe Bernard Berisha. Skënderbeu në afatin kalimtar të janarit fitoi rreth 600 mijë euro nga shitja e tij tek Anzhi, derisa skuadra amë e Berishës, Besa, ku edhe u rrit lojtari, nuk ka fituar pothuajse asgjë...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)