Vidal drejt largimit

  • 06 February 2016 - 09:46
Vidal drejt largimit

Karriera e Arturo Vidal-it te Bayern Munich duket se do të zgjasë vetëm një edicion dhe do të mbyllet në fund të këtij kampionati. Në Kili janë të sigurt që marrëdhëniet e mesfushorit me drejtuesit e klubit janë prishur dhe bavarezët po mendojnë ta shesin në afatin kalimtar të verës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Skuadra spanjolle e Atletico Madrid duket se është interesuar për mesfushorin kilian, por nuk ka ndërmend të harxhojë 42 milionë euro, shifra që Bayern pagoi te Juventus-i kur e mori verën e kaluar.

Por, problem mbetet trajneri Carlo Ancelotti, që e admiron mesfushorin dhe mund të bllokojë shitjen e tij. Sjelljet e pahijshme dhe fakti që së fundi mund të jetë ai spiuni, kanë bërë që edhe ambienti brenda skuadrës të mos e afrojë kilianin.

Ai nuk ka marrë asnjë pezullim nga klubi për netët që kalon jashtë dhe problemet e tjera, ndaj dhe pjesa tjetër e ekipit është nervozuar me këtë qëndrim.

(Kosova Sot)