“Dua të them po, por nuk jam Barack Obama”

  • 06 February 2016 - 11:07
“Dua të them po, por nuk jam Barack Obama”

Trajneri i Leicester City, Claudio Ranieri, ka thënë se skuadra e tij është në garë për titullin kampion, por ka refuzuar të përsërisë sloganin e famshëm të fushatës së presidentit të SHBA-së, Barack Obama.

I pyetur në konferencë shtypi rreth gjasave për titull kampion të skuadrës së tij, italiani deklaroi: “Unë do të doja të them ‘Po ne mundemi’! Por unë nuk jam Obama. Nëse ne mbajmë këtë pasiguri, do të ishte shumë më mirë”, deklaroi Ranieri duke buzëqeshur.

(Kosova Sot)