E pabesueshme! Mourinho refuzoi dy herë Realin

  • 06 February 2016 - 12:01
E pabesueshme! Mourinho refuzoi dy herë Realin

Duket e pabesueshme, por Jose Mourinho ka refuzuar dy oferta nga Real Madrid.

Tabloidi britanik “The Sun” shkruan se përfaqësues të ish trajnerit të Chelsea-t janë në bisedime me drejtuesit e Manchester Unitedit rreth zëvendësimit të Louis van Gaal. Mourinho ndërkohë mori dy oferta nga ish skuadra e tij nga Santiago Bernabeu. 

Portugezi i ka refuzuar të dyja duke vijuar kontaktet me “Red Devils” për të mbetur sërish në Premier League. Gjithashtu ai ka marrë edhe propozime konkrete nga Kina, por i ka refuzuar. 

(Kosova Sot)