Alves: Ronaldo s’më dha dorën

  • 06 February 2016 - 20:20
Alves: Ronaldo s’më dha dorën

 

Dani Alvesh u ka kërkuar drejtuesve të Barcelonës që të rinovojnë menjëherë me Nejmarin, pasi sipas tij bëhet fjalë për pasardhësin e Mesit në botën e futbollit. Gjithashtu, tregon për faktin që ka qenë pranë Realit, ndërsa Ronaldo nuk i ka dhënë dorën gjatë ceremonisë së “Topit të Artë”. “Fjalët e mia besoj se ia kanë transmetuar gabim. Nuk kam pasur si synim të ofendoj ndokënd. Gjatë ceremonisë së ‘Topit të Artë’ shkova për ta takuar, por ai nuk ma dha dorën. Gjithsesi, nuk i mbaj inat, pasi e di që është thjesht një keqkuptim”, ka thënë Alves.

 

 (Kosova Sot)