Rekord: 30 futbollistë nga Kosova në Kampionatin e Shqipërisë

  • 06 February 2016 - 21:05
Rekord: 30 futbollistë nga Kosova në Kampionatin e Shqipërisë

Kategoria Superiore për pjesën e dytë të sezonit 2015-2016 do të ketë si asnjëherë tjetër 30 lojtarë nga Kosova. Afati i janarit i ka parë 10 klubet e Superiores të orientuara më shumë drejt tregut kosovar dhe atij amerikano-latin. Natyrshëm “ligjin” e bëjnë kosovarët, që jo vetëm kanë ardhur duke u shtuar në Superiore, por janë pjesë shumë e rëndësishme në skuadra si Skënderbeu, Partizani, Tirana, Kukësi, Laçi, Vllaznia, Bylisi, Tërbuni dhe veçanërisht Flamurtari. Klubi vlonjat ka shtatë lojtarë nga Kosova në përbërje. Një arsye më shumë për të afruar futbollistë të kampionatit “Raifaisen Superliga” është se ata nuk cilësohen të huaj, por vendës në Shqipëri.

 (Kosova Sot)