Lajmi i mirë për Liverpoolin: Klopp e kaloi me sukses operacionin e tij

  • 06 February 2016 - 22:24
Lajmi i mirë për Liverpoolin: Klopp e kaloi me sukses operacionin e tij

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp iu nënshtrua një operacioni, i cili doli të jetë i suksesshëm.

Gjermani u ndje keq në natën e së premtes, ku me mjekun e klubit Andy Massey, vendosen për të shkuar në Spitalin Aintree. Aty u zbulua se Klopp vuante nga sëmundja e apendiksit.

Ai kishte operacionin rreth orës 13:30, ku pastaj ishte informuar për rezultatin e ekipit të tij.

Detyrën e Kloppit e kishte marrë asistenti Zeljko Buvac dhe Peter Krawietz, ku barazuan me Sunderland midis “Anfield”. Por, lajmi i operacionit të suksesshëm është mirë për tifozët, pasi thuhej se gjermani mund të kishte munguar deri në fund të sezonit.

Klubi i Liverpoolit kanë një ndeshje të rëndësishme në FA Cup, ku të martën përballen me West Ham, por është e paqartë nëse Klopp do të jetë në menaxhim të skuadrës.

(Kosova Sot)