Lewandowski në verë te Real Madrid

  • 07 February 2016 - 11:01
Lewandowski në verë te Real Madrid

Ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowskit mund t’i bashkohet Real Madridit pas përfundimit të këtij sezoni. Një gjë të tillë nuk e përjashton as menaxheri i reprezentuesit polak, Cezary Kucharski, shkruan AS.

Kucharski pranoi mbrëmë një çmim për polakun, i cili ishte duke luajtur në ndeshjen mes Leverkusenit dhe Bayern Munichut.

Pas pranimit të çmimit, Kucharski është pyetur se a ka ndonjë gjë mes Realit dhe Lewandowskit. Ai është përgjigjur: “ Çdo gjë mund të ndodh në Madrid, ka diçka atje”. Gjithashtu raportet nga Polonia, tregojnë se Lewa do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e vendit.

(Kosova Sot)