Zidane kërcënon Barcelona-n

  • 07 February 2016 - 17:36
Zidane kërcënon Barcelona-n

 

 

Pavarësisht distancës me Barcelonën, trajneri i Realit të Madridit, ZInedine Zidane  nuk e ka humbur besimin. Francezi thotë se skuadra e tij do të bëjë gjithçka për të tentuar titullin kampion. Në prag të ndeshjes me Granadën, tekniku i “galaktikëve” i ka thurur elozhe Cristiano Ronaldos, duke thënë se mund të ketë një karrierë më të gjatë se ai. “E admiroj atë lojtar. Kam bindjen se mund të luajë më shumë se unë dhe për këtë jam i sigurt. Fizikisht është një bishë dhe do të luajë për shumë vite të tjera. Shpresoj që t’i luajë në Madrid. Nuk kënaqet kurrë me atë që bën, por kërkon vazhdimisht maksimumin”, tha Zidane. “Objektivi i Realit është gjithmonë i qartë. Në këtë skuadër duhet të fitosh tituj. Nuk e di nëse është më i lehtë kampionati apo Champions-i. Këtë do ta tregojë koha. Unë nuk e kam humbur besimin dhe lojtarët gjithashtu. E dimë shumë mirë se nuk është e lehtë të fitojmë titullin, por ne do të vazhdojmë të luftojmë derisa matematika të na mbajë në lojë”, ka thënë Zidane

 (Kosova Sot)