Kabashi largohet nga Prishtina, shkon te Trepça

  • 07 February 2016 - 17:41
Kabashi largohet nga Prishtina, shkon te Trepça

Taib Kabashi është larguar nga skuadra e Prishtinës në hendboll në konkurrencën e meshkujve dhe pas shtatë vjetësh është rikthyer te Trepça e Mitrovicës. Kabashi largohet nga Prishtina dhe tani do të drejtojë timonin e klubit mitrovicas, me ambicie të qarta për të rikthyer namin që kishte ky kolektiv. Kabashi në një postim në “Facebook” bën të ditur rikthimin në Trepçë, klub që është në vendin e parafundit (i nënti) me shtatë pikë në Superligën e Kosovës. “Për 7 vjet kemi fituar me KH Prishtinën 7 trofe, 1 herë fitues i Kupës për senior, 2 herë kampionë për seniorë, 2 herë kampionë me juniorë, 2 herë kampionë me kadetë. Arsyeja kryesore e largimit është të jem më afër familjes. Kam kaluar mirë me Prishtinën dhe jemi ndarë miqësisht. Falënderoj kryesinë dhe lojtarët për bashkëpunim që kemi pas gjatë këtyre shtatë vjetëve”, u shpreh Kabashi. (Kosova Sot)