Alves: Guardiola se pëlqen Bayern-in

  • 07 February 2016 - 17:44
Alves: Guardiola se pëlqen Bayern-in

Për javë të tëra është e njohur se Pep Guardiola do të largohet nga Bayern Munich, në fund të sezonit. Trajneri spanjoll ka gjetur akordin me Manchester City, duke nisur një sfidë të re. kësaj vere. Ndërkohë, lojtari i Barcelonës, Dani Alves, mendon se i di arsyet përse Guardiola ka marrë këtë vendim. “Pep ka kapacitet për ta gjetur veten përsëri e përsëri. Ai ka talent për t’i udhëhequr njerëzit. Pep shkoi në Bavari, por unë mendoj se nuk i ka pëlqyer shumë" – thotë ish-beniamini i spanjollit në një intervistë me stacionin e radios “Onda Cero”.

 

 

(Kosova Sot)