Heroi i Leicester-it vazhdon kontratën

  • 07 February 2016 - 17:46
Heroi i Leicester-it vazhdon kontratën

Çmimi për golin legjendar që i shënoi Liverpool-it ka ardhur disa ditë vonesë. James Vardy njeriu që ka mahnitur Anglinë me historinë e tij të jashtëzakonshme njerëzore nuk arriti të shënojë ndaj Manchester City-t, por do të ketë një motiv më shumë se shokët e skuadrës për të festuar. Përveçse shijon triumfin në Mançester dhe arratisjen në klasifikim, sulmuesi fut me kënaqësi në sirtar një kontratë të re me Leicester. Klubi zyrtarizoi atë që pritej prej pak kohësh, shënuesi më i mirë i Ligës Premiere firmosi rinovimin deri në 2019. Vetëm një vit më shumë në krahasim me kontratën e mëparshme, por risia e vërtetë qëndron në pagën e futbollistit që do të përfitojë pothuajse dyfishin, nga 40 mijë funte në javë që merrte më parë tani do të paguhet me 80 mijë funte në javë. Vardy në këtë mënyrë arrin në 5 milionë euro në edicion. “Jam absolutisht shumë i kënaqur që luftoj për të arritur diçka speciale me këtë klub, si pjesë e kësaj skuadre”, deklaroi Vardy për faqen e klubit duke shtuar: “Nuk kam parë kurrë një frymë skuadre të tillë, që nga pronarët te trajneri dhe stafi i tij e deri te lojtarët dhe tifozët. Dua të jem pjesë e gjithë kësaj për një kohë të gjatë. Leicester ka treguar gjithmonë besim absolut te unë që nga dita kur erdha këtu tre vjet e gjysmë më parë, dhe është e pamundur të thuhet se sa më ka ndihmuar kjo për t’u rritur. Do të jem gjithmonë mirënjohës për investimin që klubi bëri me mua dhe do të kaloj çdo ditë duke punuar për t’ia shpërblyer”, theksoi Vardy. (Kosova Sot)