Maxwell: Ibra i palodhshëm në stërvitje

  • 07 February 2016 - 18:00
Maxwell: Ibra i palodhshëm në stërvitje

 

 

 

Mbrojtësi i PSG-së,  Maxwell ka veçuar shokun e ekipit Zlatan Ibrahimoviq si shembullin perfekt që duhet ndjekur nga lojtarët e rinj profesionistë. Gjatë një interviste, braziliani foli mbi vështirësitë që hasin lojtarët e rinj për tu bërë pjesë e ekipit të parë të PSG. Teksa Maxwell këmbëngul që koha e tyre do të vijë, ai beson se yjet në ngritje të PSG kanë mundësi të mësojnë nga më i miri. “Ata mund të përdorin Ibrahimoviqin si shembull, i cili stërvitet sikur është dita e tij e parë. Historia e Zlatanit  flet vetë, po ashtu edhe karriera e tij. Gjithmonë ka qenë shumë i vendosur dhe vazhdon po me të njëjtin intensitet në Paris”, ka thënë Maxwell.

 

(Kosova Sot)