Zbulohet kluazola që prish marrëveshjen e Guardiolës me City-in

  • 08 February 2016 - 11:32
Zbulohet kluazola që prish marrëveshjen e Guardiolës me City-in

Pep Guardiola rreth një muaj më parë njoftoi se në fund të sezonit do të largohet nga Bayern Munich, për një aventurë të re në Premier League, pa zbuluar emrin e skuadrës.

Por në javën e kaluar,Manchester City njoftoi se ka arritur marrëveshje me spanjollin, cili pas përfundimit të këtij sezoni, do të marrë drejtimin e skuadrës nga EtihadStadium, me të cilët ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, ku do të përfitoi 75 milionë euro.

Por edhe pse kjo marrëveshje është bërë zyrtare, aty ekziston edhe një klauzolë që mund të bëjë që kjo marrëveshje mos të përmbushet.

Gazetari i njohur Peter Spencer, njofton se në këtë kontratë ekziston një klauzolë që lejon mos ekzekutimin e kontratës, nëse Manchester City nuk siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër.

Njëra ndër arsyet se pse Guardiola ka zgjedhur Manchester Cityn, është arritja e lavdisë me këtë skuadër në Ligën e Kampionëve, dhe sigurimi i një vendi që dërgon në këtë kompeticion është kusht që të ekzekutohet kontrata mes ish trajnerit të Barcelonës dhe skuadrës nga “Etihad Stadium”.

(Kosova Sot)