Talenti shqiptar në formacionin e javës në Zvicër (Video)

  • 08 February 2016 - 12:37
Talenti shqiptar në formacionin e javës në Zvicër (Video)

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Florian Kamberi, vërtet ka mahnitur në takimin e javës së 19-të të Kampionatit të Zvicrës.

Kamberi ia ka siguruar një pikë Grasshoppersit nga Bernë, duke barazuar 1:1 me Young Boys-in.

Ai ishte autor i golit që befasoi të gjithë. 20-vjeçari bëri paraqitje fantastike ndaj Young Boys-it dhe u vlerësua lart, duke u fut edhe në 11-shin e javës nga portali zviceran ‘Blick’, transmeton GazetaOlle.

Në 11-shin e javës janë edhe Joel Mall (portier) i Grasshoppersit, Nicolas Schindelholz (Thun), Silvan Hefti (St. Gallen), Sandro Ëieser (Thun), Gonzalo Zarate (Thun), Renato Steffen (Basel), Matias Delgato (Basel), Kim Kallastrom (Grasshoppers), Guillaume Hoarau (Young Boys), Florian Kamberi (Grasshoppers) dhe Moussa Konate (Sion).