Sportistët amerikanë kanë frikë nga Zika, nuk shkojnë në Lojërat Olimpike të Rio de Janieros?

  • 08 February 2016 - 18:23
Sportistët amerikanë kanë frikë nga Zika, nuk shkojnë në Lojërat Olimpike të Rio de Janieros?

Komiteti Olimpik i Shteteve të Bashkuara u ka bërë një kërkesë formale të gjithë atletëve të saj që të rishqyrtojë vendimin për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro.

Vendimi u mor në një takim të Komitetit Olimpik dhe federatave, duke vënë në dukje se asnjë atlet amerikan nuk ka nevojë që të udhëtojë në Brazil nëse nuk ndjehen të sigurt.

Arsyeja është epidemia e virusit Zika, i cili është përhap në 33 vende, kryesisht në Amerikën Jugore dhe Qendrore. Zika kujtojmë shkakton anomali në foshnjat

“Një nga gjërat që neve na është kërkuar menjëherë është që sportistet të cilat janë shtatzëna ose planifikojnë të jenë në të ardhmen, nuk duhet të shkojnë në Rio, pavarësisht se janë në listën e pjesëmarrësve apo jo të Lojërave. Askush nuk është i detyruar të shkojë nëse mendon se ndihet i kërcënuar nga virusi dhe mund të ndikojë në shëndetin e tyre”, tha Donald Anthony, president i Federatës amerikane të Shpatave, transmeton Telegrafi..

Vlen të theksohet se atletët amerikanë në Lojërat Olimpike të Londrës fituan më së shumti medalje dhe ky do të ishte një dëm i madh për organizatorët e ardhshëm, përkatësisht për shtetin e Brazilit

Kujtojmë se pjesëmarrës për herë të parë në Lojëra Olimpike do të jenë edhe sportistet e Kosovës. 

(Kosova Sot)