Bale, statistikë që nuk pritej

  • 08 February 2016 - 23:14
Bale, statistikë që nuk pritej

Sipas statistikave të nxjerra nga “Sport.es”, Reali ka marrë rezultate më të mira pa uellsianin Bale në fushë.

Në 16 ndeshje me Bale në fushë, Reali ka regjistruar 10 fitore, tri barazime dhe tri humbje, përcjellë “Lajmi.net”.

Pa uellsianin, Reali ka bërë më mirë duke fituar 11 ndeshje, barazuar katër dhe duke mos e humbur asnjë.

Ai momentalisht është i lënduar e sipas këtyre statistikave, Realit duhet të frikësohet kur Bale të rikthehet në fushë.