Berisha përcaktohet për fanellën

  • 09 February 2016 - 09:14
Berisha përcaktohet për fanellën

Mesfushori pejan Bernard Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se ka zgjedhur numrin 14 për ta mbajtur te skuadra ruse, Anzhi Makhachkala, të njëjtin numër që e bart sulmuesi i Skënderbeut, Hamdi Salihi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ai ka bërë të ditur se këtë numër e ka zgjedhur për të nderuar ish-bashkëlojtarin e tij, të cilin e ka quajtur një ikonë që i ka sjellë momente fantastike në Korçë.

“Në Rusi do të mbaj numrin 14, prej Salihit.  Nuk dua t’i harroj asnjëherë momentet fantastike që kam kaluar në Korçë. Këtë numër e mban pikërisht një ikonë, si Hamdi Salihi. E mbaj këtë numër, sepse ky njeri na dha suksese të jashtëzakonshme ”, ka shkruar në postimin e tij në “Facebook”, futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha.

(Kosova Sot)