Prishtina mendon vetëm për fitore ndaj Levski-t

  • 09 February 2016 - 09:21
Prishtina mendon vetëm për fitore ndaj Levski-t

Ekipet kosovare kthehen në aksion në Ligën Ballkanike  

“Ne duam të fitojmë në çdo ndeshje dhe këtë e kemi dëshmuar qysh nga starti i pjesës së dytë të edicionit në të gjitha garat ku po marrim pjesë. Javën e kaluar e kemi mposhtur si mysafirë Kozuv-in në një ndeshje shumë të çuditshme dhe besoj se tani si vendas do të luajmë shumë më mirë ndaj Levski-it”, ka deklaruar trajneri i bardhekaltërve, Antonis Constantinides

Liga Ballkanike tashmë ka hyrë në fazën më interesante dhe më të rëndësishme

Skuadrat kosovare kthehen në aksion në Ligën Ballkanike (BIBL).  Të martën dhe të mërkurën tri ekipet kosovare, Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi nga Prizreni, do t’i zhvillojnë ndeshjet e dyta të fazës së dytë në BIBL.  Bashkimi të martën është mysafire e Mornar-it në Tivar të Malit të Zi me fillim nga ora 18:30, kurse Prishtina është nikoqire e ekipit nga Sofja e Bullgarisë, Levski 2014. Kjo ndeshje do të luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet duke filluar nga ora 19:30. Ndërkaq, të mërkurën Peja në “Karagaçi” e pret Kozuv-in nga Gjevgjelia e Maqedonisë, takim ky që do të zhvillohet nga ora 19:30. Në ndeshjet e para të fazës së dytë të BIBL-it, fitore ka regjistruar Prishtina ndaj Kozuv-it si mysafire, derisa Bashkimi është mposhtur në shtëpi nga Teodo, kurse Peja ka pësuar disfatë para shikuesve të saj nga Levski 2014... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)