Giggs largohet nga “Old Trafford”

  • 09 February 2016 - 09:27
Giggs largohet nga “Old Trafford”

Asistent-trajneri i Manchester United-it, Ryan Giggs, pritet të largohet nga klubi gjatë verës në rast se Jose Mourinho angazhohet në postin e trajnerit. Legjenda uellsiane është te “Djajtë e Kuq” që nga mosha 13- vjeçare dhe pas karrierës 24- vjeçare si futbollist, u angazhua në stafin e klubit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Gjasat janë të mëdha që Louis van Gaal të shkarkohet në fund të këtij edicioni dhe emri më i përmendur si zëvendësues është ai i ish-trajnerit të Chelsea-t.

Mirëpo, BBC raporton se Giggs nuk dëshiron të punojë nën urdhrat e Mourinho-s dhe është i gatshëm të largohet.

Është besuar se Unitedi e përgatit ish-futbollistin për postin e trajnerit, mirëpo duhet të kalojnë edhe disa vjet që ai ta marrë atë post.

(Kosova Sot)