Juve-Napoli, një duel i çmendur për titull

  • 09 February 2016 - 09:30
Juve-Napoli, një duel i çmendur për titull

Juventus-Napoli një duel i çmendur për titullin e Serisë A, një spektakël i garantuar që do të pushtojë skenën e futbollin italian me përplasjen direkte të kësaj fundjave. Bardhezinjtë kanë një ecuri rekord me 14 fitore radhazi, ndërsa të kaltrit me 8 fitore të njëpasnjëshme kanë lënë pas edhe Napoli-n e Maradona-s, që regjistroi 7 fitore radhazi në edicionin 1987-1988, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Mbrojtja e më e mirë e kampionatit, përballë sulmit më të frikshëm. Formacioni i Massimiliano Allegri-t është ndëshkuar me vetëm 15 gola në 24 ndeshje, ndërsa të besuarit e Maurizio Sarri-t kanë realizuar 53 gola, 24 vetëm Gonzalo Higuan, që kryeson ndjeshëm i shkëputur listën e golashënuesve të Serisë A, duke lënë pas pikërisht bashkëkombësin e tij të Juventus-it, Paulo Dibala, që ndaj Frosinone-s, realizoi të 13-tin.

Napoli vuajti shumë ndaj Carpi-t, por në fund mori fitoren e 10 në 12 takime në “San Paolo”, një rekord që vë me shpatulla pas muri edhe Napoli-n e Maradona-s. Higuain realizoi në ndeshjen e shtatë radhazi, duke barazuar ecurinë e El Pibe De Oro në edicionin 1987-1988.

Edhe më impresionuese vazhdimësia e fitoreve të Juves, që regjistroi fitoren e 8-ta radhazi si mysafire. Objektiv është rekordi i Inter-it të edicionit 2006-2007, që u ndal në 17 fitore radhazi. Ndryshe nga Sarri, për super përballjen e së shtunës, Allegri duhet të bëjë llogaritë me lëndimet e shumta. 

(Kosova Sot)