Rooney barazohet me Bergkamp-in

  • 09 February 2016 - 09:36
Rooney barazohet me Bergkamp-in

Asistimi i Wayne Rooney-t për golin e Jesse Lingard-it në ndeshjen ndërmjet Manchester United-it dhe Chelsea-t, e ka forcuar edhe më shumë reputacionin e tij në Ligën Premiere. Anglezi e ka barazuar rekordin e legjendës së Arsenal-it, Dennis Bergkamp, me 94 asistime duke u renditur i treti në histori të kampionatit anglez, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ai është vetëm prapa ish-mesfushorit të Bluve, Frank Lampard (102) dhe asistent-trajnerit të Djajve të Kuq, Ryan Giggs (162).

Rooney është njëherësh golashënuesi i dytë më i mirë në Ligën Premiere (prapa Alan Shearer-it), ndërsa nëse vazhdon të luajë kështu, atëherë mund t’i thyeje këto rekorde. 

Kapiteni është kthyer në formë në vitin 2016 dhe vetëm në këtë fillim është përfshirë në më shumë gola sesa gjatë gjithë vitit 2015.

Këtë vit, ai ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar tri asistime, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar kishte shënuar gjashtë gola dhe kishte dhuruar dy asistime.

(Kosova Sot)