Valdes: Nëse do të isha duke vdekur, te United s'do më shpëtonte askush!

  • 09 February 2016 - 11:07
Valdes: Nëse do të isha duke vdekur, te United s'do më shpëtonte askush!

Victor Valdes ka rrëfyer për jetën e tij të vështirë te Manchster United. Portieri spanjoll ka thënë se atje ndihej shumë i vetmuar dhe se nuk arriti të shoqërohej me askënd.

"Isha shumë i vetmuar atje. Nuk arrita të shoqërohem me askënd sepse atje askush nuk e donte këtë. Nëse unë do ta godisja shtyllën dhe do të më binte të fikët, me siguri se askush nuk do të më afrohej. Edhe nëse do të gëlltitja gjuhën, me siguri se askush nuk do të kishte vënë re", ka thënë Valdes.

(Kosova Sot)